Ministria e Ekonomisë shënon Festën Kombëtare të 28 Nëntorit

Me rastin e Festës Kombëtare të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë u zhvillua një aktivitet solemn. Stafi drejtues dhe administrativ u mblodhën për të nderuar këtë ditë të shënuar, duke rikujtuar sakrificën, unitetin dhe idealet që kanë udhëhequr rrugën e shqiptarëve drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

Në kuadër të aktiviteteve u shfaq filmi “Nëntori i II”, ndërsa të pranishmit diskutuan vlerat historike dhe simbolikën e kësaj date që mbetet gurthemeli në identitetin kombëtar.

Me këtë rast, stafi i Ministrisë së Ekonomisë ua uron 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që janë!

Urojmë që kjo ditë të sjellë frymë bashkimi, mirënjohjeje dhe përkushtimi për zhvillimin dhe mirëqenien e të dy vendeve.