Ministria e Ekonomisë përmbyll fushatën globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Prishtinë, 10.12.2025 – Në kuadër të Fushatës Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ministria e Ekonomisë ka realizuar një sërë aktivitetesh për të sensibilizuar dhe promovuar të drejtat e barabarta, si dhe për të luftuar çdo formë të dhunës me bazë gjinore.

<span;>Një nga aktivitetet kryesore ka qenë organizimi i ligjëratave edukative në shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në Prishtinë, ku zyrtarë kompetentë në fushën e Teknologjisë Informative dhe të Barazisë Gjinore nga Ministria e Ekonomisë kanë diskutuar me nxënësit mbi rreziqet dhe mënyrat e parandalimit të dhunës kibernetike. Aktivitetet janë zhvilluar nën moton e sloganit ndërkombëtar: “Bashkë për t’i dhënë fund dhunës digjitale ndaj të gjitha vajzave dhe grave.”<span;>Ky aktivitet ka pasur për qëllim edukimin e të rinjve për dhunën online, një fenomen që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mirëqenien e tyre, duke i nxitur ata të bëhen të vetëdijshëm për rreziqet dhe të njihen me masat për t’i shmangur ato.

<span;>Gjithashtu, për të theksuar angazhimin për barazinë gjinore, objekti i Ministrisë së Ekonomisë është shënjuar me mesazhe sensibilizuese, që promovojnë të drejtat e barabarta dhe inkurajojnë një shoqëri për vetëdijësim në luftimin e dhunës me bazë gjinore.

<span;>Viteve të fundit, pjesëmarrja e grave në pozita vendimmarrëse në Ministrinë e Ekonomisë ka shënuar një rritje të dukshme, duke u rritur me mbi 15%.  Ky progres reflekton avancimin e vazhdueshëm të rolit të grave në udhëheqje dhe forcon përfaqësimin e tyre në funksione kyçe brenda institucionit.

<span;>Në përmbyllje të fushatës, Ministria e Ekonomisë ka lansuar një video sensibilizuese, realizuar nga stafi drejtues i ministrisë, e cila përmban mesazhe të fuqishme për barazinë gjinore dhe luftën kundër dhunës. Kjo video është një apel për të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të sigurt për të gjithë.

<span;>Ministria e Ekonomisë mbetet e angazhuar në përpjekjet e saj për të ndihmuar në eliminimin e dhunës me baza gjinore dhe për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë.