Ministria e Ekonomisë organizon ngjarjen digjitale “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”
Prishtinë, 20.06.2024 – Ministria e Ekonomisë (ME) të premten organizon ngjarjen digjitale “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”.
Ngjarja organizohet me rastin e vizitës së Mikey Dickerson, ish-administrator i parë i Shërbimit Digjital të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe ish-zëvendësshef i Informacionit në SHBA, Mikey Dickerson dhe ish-ministres së Administratës Publike, Transformimit Digjital dhe Mediave në Malit të Zi, Tamara Srzentic, ku do të marrë pjesë edhe Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli.
Mikey ishte figura kryesore në shërbimin digjital të qeverisë amerikane, si dhe zëvendësshef i Informacionit në SHBA, ndërsa Tamara drejtoi ekipet e Guvernatorëve të Shtetit të Kalifornisë dhe Presidentit Barack Obama në iniciativat e reformës së qeverisë së hapur dhe shërbimeve digjitale.
Mikey dhe Tamara do të ndajnë me ne përvojën e udhëheqjes së lidhjes mes sektorit privat dhe publik në ndërtimin e një shtrirjeje të talenteve për teknologjinë qeveritare, dhe do të prezantojnë se si një krizë paraqet një mundësi të pakrahasueshme për ndryshime të forta, pozitive në organizata dhe sisteme të çdo shkalle.
Shërbimi Digjital i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një njësi për teknologji e vendosur brenda Zyrës Ekzekutive të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, e cila ofron shërbime këshillimi për agjencitë federale mbi Teknologjinë e Informacionit.
Takimi shihet si një mundësi e mirë, andaj Ministria e Ekonomisë i fton përfaqësuesit e bizneseve të fushës përkatëse që të marrin pjesë në takim.
Aktiviteti mbahet më datë 21.06.2024, në “Tech Park Prishtina” në Bërnicë të Prishtinës dhe fillon nga ora 13:00.