Ministria e Ekonomisë njofton se Thirrja Publike për Skemën e Granteve për Energji të Pastër është e hapur deri më 31 janar, andaj ju ftojmë që të aplikoni sa më parë
Gjatë kësaj periudhe Ministria e Ekonomisë ka pranuar një numër të madh pyetjesh nga aplikuesit. Për këtë arsye, kemi përgatitur dokumentin “Përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje me grant skemën për energji të pastër”, i cili ofron sqarime të qarta mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit.
Sqarim i rëndësishëm për sistemet e baterive: Duke qenë se kemi pranuar të njëjtën pyetje nga disa aplikues, ju njoftojmë se:
Lejohet aplikimi për subvencion për sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike, edhe në rastet kur aplikuesi ka një sistem solar fotovoltaik ekzistues, të instaluar prapa njehsorit (behind the meter) ose sipas rregullës për vet-konsumatorët (prosumatorët).
Subvencionimi bëhet në bazë të kapacitetit të instaluar të sistemit të baterive, sipas konfigurimit teknik të paraqitur në aplikim. Thirrja nuk përcakton kufizim të drejtpërdrejtë për kapacitetin (kWh) të baterive dhe kufizimi zbatohet vetëm në vlerën maksimale të mbështetjes financiare, sipas kushteve të përcaktuara në thirrje.
Aplikuesit ftohen të konsultojnë dokumentin i cili mund t’ju ndihmojë gjatë përgatitjes së aplikimit.
Dokumenti me “Përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje me grant skemën për energji të pastër”: https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/thirrja
Afati i fundit për aplikim: 31.01.2026
Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe detajet e thirrjes, ju lutem shikoni linkun: https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,1021, ndërsa aplikimi bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/

