Ministria e Ekonomisë është duke i financuar 27 projekte të ujësjellësve
Prishtinë, 20.11.2024 – Komisioni i Ministrave i Ndërmarrjeve Publike ka miratuar financim shtesë prej 635 mijë euro për projektet e ujësjellësit në Graçanicë, Lipjan, Drenas, Obiliq, Bllacë të Suharekës, Viti dhe Kamenicë.
Numri i projekteve të ujësjellësit që po financohen sivjet nga Ministria e Ekonomisë bëhet 27, pa numëruar projektet shumëvjeçare të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura, të financuara me hua dhe grante..
Komisioni gjithashtu dha dritën e gjelbër për mbulimin e kostos së shërbimit universal postar, të ofruar nga Posta e Kosovës.