Ministria e Ekonomisë: 205,661 € investime për renovimin e objektit të Departamentit të Psikiatrisë në Gjakovë

Gjakovë, 22.11.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka vizituar Departamentin e Psikiatrisë në Spitalin Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë, i cili objekt është duke u renovuar në efiçiencë të energjisë në vlerë prej 205,661 €.

Renovimet i Departamentit të Psikiatrisë është duke u kryer në kuadër të Projektit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë dhe Energjinë e Ripërteritshme përfshihet, i financuar nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe nga kredia IDA-së.

Gjatë kësaj vizite, Ministrja Rizvanolli ka theksuar se që nga muaji dhjetor, stafi shëndetësor do të kenë kushtet më të përshtatshme për të trajtuar pacientët me cilësinë e duhur e në kohën e duhur, përderisa Departamenti do të kursejë energjinë për 40%.

Investimet janë kryer në renovimin e një pjese të mbështjellësit të fasadës, ndërrimi i dritareve, ndërrimi i dyerve të jashtme, renovimi dhe izolimi i kulmit, renovimi i ndriçimit dhe renovimi i ngrohjes qendrore.

Spitali ka një sipërfaqe prej rreth 900 m2 dhe deri më tani janë kryer pjesa më e madhe e punimeve, ndërsa finalizimi i punimeve do të bëhet më 30 nëntor 2024.