Ministri në detyrë Valdrin Lluka merr pjesë në Forumin për Ekonomi Kreative

Prishtinë, 15.11.2019 – Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, me ftesë të zv. kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dr. Miro Cerar, ka marrë pjesë në Forumin për Ekonomi Kreative në Slloveni.

“Folëm për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe efekti pozitiv i rritjes ekonomike kur sektorët kreativ bashkëpunojnë me ato të zakonshmet. Arti dhe industria, kur janë bashkuar, kanë arritur rritje të vlerës së produktit dhe punësim të të rinjëve, rrjedhimisht rritje të brutoprodjktiy vendor. Kombinime të tilla po shohim edhe në Kosovë dhe tashmë, disa kompani në prodhime të drurit, tekstilit, metalit apo lojërave elektronike, kanë arritur tek tregjet ndërkombëtare, pikërisht për shkak të këtij kombinimi, duke krijuar tregje të reja”, tha ministri Lluka.

Në forum u theksua nga ministri Lluka se, Kosova, si asnjëherë më parë, ka pasur suksese në art dhe kulturë, dizajn mode, arkitekturë, teknologji dhe informatikë. Rritja e bashkëpunimit ndërsektorial do të thotë potencial më i madh ekonomik.

Në forum themeluesja e kompanisë Azza Fahmy Jeëellery, prezantoj se si ka arritur që pasionin për art ta kthej në biznes global duke prodhuar produkte unike. Sot ajo ka 260 punëtorë në Egjipt dhe është në rritje e sipër.

Në forum ishin të pranishëm një panel i përbërë nga ministra e zv.ministra të Ekonomisë dhe Kulturës të Shqipërisë, Malit të Zi, Algjerisë dhe Palestinës.