Ministri Lluka njofton përfaqësuesit tajvanez me mundësitë investive që ofron Kosova

Prishtinë, 21.11.2017 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka zhvilluar sot një takim me një delegacion të Përfaqësuesve të Taipe (Tajvanit) në Hungari, të prirë nga përfaqësuesi i kësaj zyre, Anrew Y. Chang dhe Drejtori i Divizionit Ekonomik David K.C.Chou.

Ministri Lluka ka njoftuar delegacionin tajvanez me mundësitë për investime në Kosovë, veçanërisht në sektorët që mbulon MZHE, siç janë energjia, minierat dhe teknologjia e informacionit, duke nënvizuar masat që ka ndërmarrë Qeveria për të krijuar lehtësira për investimet e jashtme.

Për më tepër kreu i MZHE-së, i ka informuar ata për projektet konkrete që janë në zhvillim e sipër që vlerësohen si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke theksuar se resurset natyrore dhe humane që ka Kosova, ofrojnë mundësi të mira për investime të suksesshme.

Nga ata e tyre, delegacioni tajvanez ka falënderuar Ministrin Lluka për informacionet domethënëse që u ka ofruar duke shprehur interesimin e tyre për të bashkëpunuar me Kosovën.