Ministri Lluka fton bizneset të bëhen pjesë e politikbërjes

Prishtinë, 19.04.2019 – Me ftesën e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka takuar bizneset vendore për t’i dëgjuarproblemet dhe sfidat e tyre në mënyrë që të punohet më shumë rreth krijimit tëklimës më të mirë të të bërit biznes.

Në këtë takim jo-formal, ministri Lluka shpalosi punën eministrisë të cilin ai e drejton, projektet të cilat janë zhvilluar dhe ato tëcilat janë në zhvillim e sipër në sektorin e energjisë, teknologjisëinformative dhe rreth zhvillimeve në ndërmarrjet publike.

Përfaqësuesit e bizneseve të cilët ishin të pranishëm emirëpritën planin e zhvillimit të vendit në sektorët të cilët i mbulon ministriLluka. Gjithashtu, e falënderuan për pjesëmarrjen duke thënë se takimet e tillaafrojnë më shumë komunitetin e biznesit me Qeverinë e Kosovës.

Ministri Lluka në anën tjetër tha se i mirëpret takimet etilla dhe është i hapur për ide dhe sugjerime se si të përmirësohetinfrastruktura biznesore. Gjithashtu pjesë e këtij takimi ishte edhe zëvendësambasadori gjerman në Kosovë, Jan-Axel Voss.

Në fund drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, njoftoiministrin Lluka rreth krijimit të një grupi për promovimin e investimevegjermane në Kosovë ku dhe kërkoi përkrahjen e tij.

Në anën tjetër, ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka, epërgëzoi për idenë dhe i tha se do ta përkrahë këtë ide duke përgatitur pakostimuluese për të tërhequr investimet në Kosovë.