Ministri Kuçi e njoftoi ambasadoren e Francës për gjendjen ekonomike në Kosovë

 

Prishtinë, 02.07.2020 – Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

 

Ministri Blerim Kuçi e ka falënderuar ambasadoren Marie-Christine Butel për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në vazhdimësi shteti i Francës.

 

Po ashtu, Ministri Kuçi e informoi ambasadoren për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Kosova, e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe i prezantoi planin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

 

Ambasadorja Marie-Christine Butel e njoftoi Ministrin Kuçi lidhur me projektet që është duke realizuar Franca në Kosovë dhe i premtoi përkrahje të fuqishme të shtetit francez në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

 

Z. Kuçi dhe zonj. Christine Butel vlerësuan se të dy shtetet kanë një bashkëpunim të mirë mes vete dhe pohuan që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi mbështetja e Francës është e domosdoshme për integrimin e Kosovës në familjen e Bashkimin Evropian.