Ministri Ismajli priti zëvendës ambasadori e Gjermanisë në Kosovë

Prishtinë, 12.02.2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur në një takim  zv.ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Mathias Kiesler.

Në takim është diskutuar gjetja e mundësisë së përkrahjes gjermane me ekspertë në fushat që i mbulon MZHE-ja si dhe shkëmbimi i përvojave të dyja shteteve.

Me këtë rast ministri Ismajli ka potencuar edhe njëherë faktin për “Trepçën” i cili sipas tij është një ndër asetet më të vlefshme të Kosovës duke shtuar se MZHE-ja është duke i kushtuar një kujdes të veçantë këtij dikasteri.

Kreu i MZHE-së, gjithashtu theksoj se së shpejti shpresojmë që do të fillojë edhe rivitalizimi i “Trepçës” me të gjitha asetet që posedon.

Njëherësh, zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Mathias Kiesler, është shprehur i gatshëm për ndihmë në funksionalizimin dhe rivitalizimin e “Trepçës” si dhe aseteve të saj.

Gjithashtu, nuk ka munguar vullneti nga pala gjermane edhe për asistencë në projektet në fushën e energjisë.