Ministri Ismajli priti ministren e Transportit të Republikës të Ganës, Dzifa Aku Attivor

Prishtinë, 06.09.2013 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot Ministren e Transportit të Republikës së Ganës, Dzifa Aku Attivor, e cila shoqërohej nga këshilltari i saj Kobla Kudoto dhe konsulli, Edem Adzogenu.

Gjatë takimit, Ministri Ismajli ka njoftuar Ministren Attivor me zhvillimet e fundit ekonomike në vend dhe projektet që janë në zhvillim e sipër në fushat e energjisë dhe minierave si dhe ato në sektorin e infrastrukturës në përgjithësi.

Ministri Ismajli ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me të gjitha vendet me qëllim të shfrytëzimit sa më të mirë të resurseve ekonomike, e në këtë linjë edhe me shtetin e Ganës, përfshirë këtu shkëmbimin e kuadrove në fushat relevante dhe qëllim avancimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore.

Nga ana e saj, Transportit e Ganës, Dzifa Aku Attivor ka prezantuar kapacitetet minerare dhe energjetike dhe ato infrastrukturore në vendin e saj si dhe përvojat në aspektin e partneritetit publiko-privat në vendet me të cilat Ministria që drejton ka bashkëpunim.