Ministri Ismajli priti kreun e Korporatës Toshiba
Prishtinë, 06.02.2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur në një takim drejtorin gjeneral të Korporatës TOSHIBA për Evropë Masaru Miyamoto.
Në këtë rast kreu i Toshiba-s prezantoi punët që Korporata TOSHIBA ka bërë në vendet e Evropës Juglindore.
Ministri po ashtu është informuar me të arriturat e kësaj Korporate në ndërtimin dhe rehabilitimin e gjeneratorëve dhe turbinave.
Me këtë rast ministri Ismajli ka falënderuar kreun e TOSHIBA për vizitën e bërë Kosovës duke shtuar se Kosova është vend atraktiv për të investuar.

