Ministri Ismajli priti krerët e KEDS-it

Prishtinë, 14.08.2013 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka vlerësuar rëndësinë e realizimit te objektivave te Qeverise se Kosovës që dalin nga vendimi për privatizimin e KEDS-it   si dhe përmbushjen e obligimeve kontraktuese nga marrëveshjet, kontratat  për shitblerje e aksioneve të kompanisë për distribuim dhe furnizim me energji elektrike KEDS , që ka për qëllim avancimin e furnizimit me energji, reduktimin e humbjeve si dhe përmirësimin e shërbimeve.

Ministri Fadil Ismajli informoi se Qeveria e Kosovës do  të vazhdon të mbikëqyrë   realizimin e projektit ne fazën e post-privatizimit sepse edhe pse e privatizuar KEDS  vazhdon të jetë kompani që ushtron funksion publik dhe strategjik për Kosovën.

Këto komente kreu i MZHE-së i bëri gjatë takimit që zhvilloi me Drejtorin e Bordit të KEDS  Nihat Ozdemir ,  kryesuesin e Bordit ekzekutiv të  KEDS Nuretin Turkoglu .

Bashkëbiseduesit konstatuan se KEDS është duke punuar ne drejtim te përmbushjes së të gjitha obligimeve që dalin nga kontrata si dhe nga dokumentet tjera të nënshkruara në mes të Qeverisë së Kosovës dhe KEDS.

Ministri Ismajli theksoi rëndësinë e realizimin e zotimit të dhënë nga Qeveria e Kosovës për sigurimin e vendeve të punës për të punësuarit që nga KEK  janë transferuar në KEDS  si dhe kërkoi një angazhim maksimal të KEDS  në përmbushjen e obligimeve për investimet e zotuara si dhe angazhim në fushën e përmbushjes së përgjegjësive sociale dhe mjedisore në bazë të standardeve më të larta evropiane.