Ministri Ismajli priti ambasadorin e Sllovenisë Milijan Majhen

Prishtinë, 31.01.2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur në një takim  ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Milijan Majhen i shoqëruar nga Marko Agrezh, drejtor teknik i kompanisë “ Termoelektrana  Trbovlje” dhe Igor Kushtirin profesor në Universitetin e Lubjanës.

Në takim është diskutuar gjetja e mundësisë së përkrahjes sllovene me ekspertë në fushën e energjisë si dhe shkëmbimi i përvojave  të dyja shteteve në këtë fushë.

Me këtë rast ministri Ismajli ka pohuar se  çdo përkrahje e mundshme nga ana e ekspertëve slloven është e mirëseardhur për Kosovën.

Pala sllovene gjithashtu  ka shprehur interesim për të parë mundësinë e rivitalizimit të disa njësive të “TC Kosova A”.