Ministri Ismajli po takon investitorët potencial në TC Kosova e Re
Sot, Ministri Ismajli takoi drejtuesit e kompanisë Countor Global, të cilët ritheksuan interesin e tyre për të investuar në TC “Kosova e Re”, ndërsa kërkuan më shumë informacion sa i përket mundësisë që në këtë proces të ndikojë situata aktuale politike në vend.
Nga ana e tij, Ministri Ismajli i ka siguruar investitorët potencial se projekti në fjalë gëzon një mbështetje të gjerë në Kosovë, për shkak të nevojës për energji dhe obligimeve që ka marrë Kosova me qëllim të arritjes së standardeve Evropiane në sektorin e energjisë, respektivisht mbrojtjen e mjedisit.
Kreu i MZHE-së me këtë rast ka ritheksuar edhe mbështetjen që ky projekt ka marrë nga mekanizmat ndërkombëtare si Banka Botërore, Komisioni Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe interesimin që kanë shprehur për të edhe institucionet tjera financiare.
Ministri Ismajli kërkoi nga akterët e involvuar në këtë projekt që të vazhdojnë punën sipas agjendës së paraparë me qëllim që në këtë projekt madhor për vendin të mos shkaktohen vonesa të panevojshme, pavarësisht zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

