Ministri Ismajli po merr pjesë në konferencën rajonale në Budvë

Prishtinë, 24.09.2014 – Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli po merr pjesë në konferencën rajonale me temën “Ekonomia – Bazë për Bashkëpunimin Regjional të Ballkanit Perëndimor” e cila po mbahet në Budvë të Malit të Zi, ku po marrin pjesë ministrat e ekonomisë nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, BeH, Maqedonia, Serbia dhe nikoqiri i konferencës Mali i Zi.

Në Konferencë po diskutohen sfidat dhe mundësitë për zhvillim ekonomik përmes bashkëpunimit rajonal, krejt kjo në dritën e integrimit në Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh se Gjermania është partneri kryesor i bashkëpunimit me rajonin, shumë kompani gjermane janë prezente dhe pjesëmarrëse në konferencë.

Ministri Ismajli theksoi me këtë rats e Kosova ka filluar rrugën e saj të zhvillimit dhe integrimit. Ajo tashmë ka nënshkruar Marreveshjen e Stabilizim Asociimit dhe si partnere e barabartë po bëhet pjesë e bashkëpunimit rajonal me shpresën se ky proces do të përshkruhet si kalim nga paqja në prosperitet dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Prof. Dr. Rainer Lindner – Drejtor Ekzekutiv i Komitetit per Marredhënie Ekonomike me Europën Lindore shprehu gatishmërinë për investime në të gjitha projektet për vendet e rajonit.

Konferenca vazhdon punimet edhe nesër.