Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në vizitë ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

Prishtinë, 24.12.2020 – Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në vizitë ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm mes Turqisë dhe Kosovës, si në ekonomi, ashtu edhe në ndihmat që shteti turk ka dhënë për Ushtrinë e Kosovës, apo edhe përkrahjen në njohje ndërkombëtare.

Marrëveshja e Tregtisë mes dy vende ishte ajo që u vlerësua si një sukses i pakontestueshëm, pasi marrëdhëniet tregtare janë në nivel të lartë. Kësaj i shtohen edhe investitorët e shumtë turk që operojnë në Kosovë.

Në këtë takim gjithashtu nga ambasadori turk u ngritën disa probleme të disa bizneseve, për çka ministri Kuçi e siguroi që do t’i trajtojë.

Vazhdimi i bashkëpunimit të ndërsjellë mes Turqisë dhe Kosovës u potencua si nga ambasadori Sakar, ashtu edhe nga ministri Kuçi, si një rrjedhë ekonomikë që nuk ndalon.