Ministri Blerand Stavileci pranoi detyrën nga Ministri i deritashëm Fadil Ismajli

Prishtinë, 12.12.2014 – Sot  në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Ministrit, me ç’rast ish Ministri Fadil Ismajli i ka dorëzuar detyrën ministrit të ri, Blerand Stavileci.

Ministri Ismajli ka njoftuar ministrin Stavileci me zhvillimet e fundit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, të arriturat  dhe projektet që janë në proces e sipër, duke i shprehur suksese në drejtimin e këtij dikasteri.

Nga ana e tij Ministri Stavileci ka vlerësuar punën e deritashme të Ministrit Ismajli dhe është zotuar se do të angazhohet që të çojë përpara proceset që zhvillohen në kuadër të MZHE-së.