Ministri Beqaj priti udhëheqësin e BERZH-it në Kosovë, Anton Kobakov

Prishtinë, 27.03.2013 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot Anton Kobakov udhëheqës i Zyrës së Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) në Prishtinë.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në kuadër të strategjisë së BERZH-it për Kosovën.

Me këtë rast ministri Beqaj  ka shpalosur disa projekte të rëndësishme, të cilat mund të përkrahen nga BERZH-i.

“Jemi të interesuar që të realizojmë projektet të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës siç janë trajtimi i mbeturinave, sistemi i kanalizimeve, infrastruktura rurale” ka thënë ministri Beqaj.

Gjithashtu ministri Beqaj dhe Kobakov kanë diskutuar për takimin vjetor të BERZH-it i cili mbahet në muajin maj të këtij viti në Stamboll të Turqisë, ku Kosova për herë të parë merr pjesë si shtet, pas anëtarësimit në BERZH.