Ministri Beqaj priti kreun e Odës Ekonomike Italo-Kosovare
Prishtinë, 28 dhjetor 2011 – Ministri i Zhvilimit Ekonomik Besim Beqaj priti sot kryetarin e Odës Ekonomike Italo-Kosovare, Hamdi Muhameti, ku fokusi i bisedës u përqendrua në mundësitë e investimeve në Republikën e Kosovës nga ana e biznesit italian.
Më këtë rast Ministri Beqaj ka informuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike Italo-Kosovare për mundësitë e investimeve në fushat që mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përfshirë potencialet në fushën e energjisë së ripëtërishme.
Nga ana e tij, kreu i Odes Ekonomike Italo-Kosovare, Hamdi Mehmeti ka njoftuar ministrin Beqaj për interesimin e investitorëve italianë për të investuar në Kosovë respektivisht në prodhimin e energjisë së ripërtërishme.
Po ashtu Mehmeti ka nënvizuar interesimin e bizneseve italiane për fushën e përpunimit të gurëve dhe drurit, ndërtimtarinë, industrinë ushqimore etj.
Ministri Beqaj u ka ofruar mbështetje të plotë në organizimin e aktiviteteve të cilat do tu mundësojnë afaristëve italianë dhe kosovarë të vënë kontakte dhe të diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit në mes tyre, në mënyrë që të arrihet deri te projektet e përbashkëta që avancojnë zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

