Ministrat Lluka dhe Lekaj inaugurojnë vagonët e rinj të “Trainkos”

Prishtinë, 01.10.2017 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kanë bërë përurimin e rikthimit të linjave hekurudhore në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, Ministri Lluka e ka vlerësuar shumë të rëndësishme fillimin e operimit të trenave në Kosovë pas dy muaj ndalesë, duke shtuar se sistemi hekurudhor është arterja e funksionimit të shtetit.

Kreu i MZHE-së, ka premtuar se do të punojë për uljen e kostos së transportit për prodhuesit vendor, cila fatkeqësisht është më e larta në rajon.

“Pas 2 muajve ndalesë të operimit të trenave në Kosovë, sot realizuam dy gjëra: 1. Përuruam 9 vagonët e rinj të udhëtarëve të financuar nga Qeveria e Kosovës, dhe 2. Rifilluam operimin e linjës Prishtinë – Pejë – Prishtinë. Mendoj që sistemi hekurudhor është si një arterie për një shtet, si në aspektin ekonomik ashtu edhe të mirëqenies së qytetarëve. Prodhuesit tanë vazhdojnë të kenë koston më të lartë të transportit të mallrave në rajon dhe kjo do të ndryshoj shumë shpejtë”, tha Ministri Lluka.

Ai më tej theksoi se subvencionet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e infrastrukturës do të vazhdojnë, por do të kërkohet llogari shumë më e madhe nga menaxhmenti i çdo ndërmarrje publike. Hekurudhat nuk mund të vazhdojnë të jenë efikase dhe profitabile nëse kemi 240 punëtor për gjithsej 2 linja operative (Pejë dhe Han të Elezit)’ tha ministri Lluka në fjalimin e tij të sotëm.

Ndryshe ministrat provuan vagonin e ri i cili nga nesër do të jetë pjesë e linjave hekurudhore në Kosovë.