Memorandum bashkëpunimi për gazin natyror
Prishtinë, 17 Maj 2017 – Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci ka marr pjesë në takimin inaugurues të grupit punues në kuadër të bashkëpunimit për gazin natyror në Evropën Jug – Lindore mbajtur në Zagreb.
Më këtë rast grupi punues ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi që ky partneritet të ndërtojë kapacitete të qëndrueshme institucionale për zhvillimin dhe shfrytëzimin e modeleve të përbashkëta të planifikimit të transmisionit të gazit natyror.
Këto modele do të shfrytëzohen për analizim në baza regjionale të infrastrukturës së brendshme të tubacioneve , interkonjeksioneve, dhe kapaciteteve depozituese regjionale të nevojshme për procesin e gazifikimit në Evrope Jug – Lindore.
Ndryshe, Grupi punues në kuadër të bashkëpunimit për gazin natyror në Evropën Jug – lindore, është themeluar me mbështetjen e Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Asociacioni i Energjisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEA), Ministritë dhe Operatorët e sistemeve të transmisionit të gazit natyror të Evropës Jug – lindore.