MEM miratoi listën e shkurtë të investitorëve për HC e Zhurit

Prishtinë, 26 gusht 2010 – Në bazë të Ligjit mbi Partneritetin Publiko-Privat dhe Koncesionet në Infrastrukturë dhe Procedurat për Dhënien e Tyre dhe vendimin e Qeverisë të datës 31.10.2008 nr. 02/42 mbi projektin Hidrocentrali Zhur, Ministria e Energjisë dhe Minierave ka miratuar Listën e shkurtër e investitorëve për ndërtimin me koncesion të Hidrocentralit të Zhurit.

Vendimi është marrë duke u bazuar në rekomandimin e Komisioni për Vlerësimin e Shprehjeve të Interesit për projektin e Hidrocentralit të Zhurit.

Në listën e shkurtë të investitorëve për ndërtimin me koncesion te Hidrocentralit të Zhurit janë:

– KI – Kelag International GmbH (Austri)
– Palet Inşaat (Turqi) & Union D Energy System Development Corporation (Angli)
– Limak Group (Turqi)