MEM mbështet rritjen e efiçiencës së energjisë
Prishtinë, 19 maj 2010 – Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) së bashku me GTZ (Bashkëpunimi Teknik Gjerman), në kuadër të Fushatës Kombëtare për Ndriçimin Efiçient, ka organizuar një seminar informativ mbi përfitimet nga masat e efiçiencës së energjisë.
Me këtë rast zv.ministri i Energjisë dhe Minierave dr Techn, Blerim Rexha, duke falënderuar GTZ për ndihmën që ka dhënë në këtë fushë është shprehur se fushata kombëtare për Ndriçim efiçient të energjisë ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi përfitimet nga masat e efiçiencës së energjisë.
“Ky hap është njëri nga hapat që synon MEM pra mbështetja e efiçienës së energjisë i cili do të kursen energjinë elektrike“, tha Rexha. Ai gjithashtu ka pohuar se MEM është i përkushtuar të sensibilizoj të gjithë lidhur me kursimin e energjisë elektrike pjesë e së cilës janë edhe poçet fluoreshent.
Nga ana tjetër Gabriele Becker përfaqësuese e GTZ për Kosovë ka falënderuar MEM për gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e efiçiencës së energjisë. Ajo me këtë rast tha se seminari ka qëllim të lansoj praktikat gjermane të kursimit të energjisë elektrike përmes poçeve efiçiente.
Ndryshe GTZ paraqiti raportin e auditimit energjetik të gjashtë ndërtesave në Kosovë të cilat do t’i nënshtrohen ndërrimit të poçeve nga indikashent në fluoreshent.
Ndërtesat që do t’i nënshtrohen ndërrimit të poçeve janë: Prishtinë – Biblioteka Kombëtare, Konvikti nr 4, Fakulteti Teknik, Zyrat në MEM; Gjilan – Shkolla” Musa Zajmi” dhe Gjakovë – Kuvendi Komunal.

