MEM: Mbahet takimi i dytë për ristrukturimin e sektorit minerar

Prishtinë , 15 prill 2010 – Sot në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave( MEM) nën drejtimin e zv.ministrit të Energjisë dhe Minierave, dr. Techn Blerim Rexha, është mbajtur takimi i dytë i  Grupit Punues për Ristrukturimin e Sektorit Minerar.

Temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishte puna e kryer për grumbullimin e të gjitha studimeve dhe informacioneve ekzistuese për sektorin minerar, përfshirë hapat fillestar që duhet të ndiqen për të organizuar punën për ristrukturimin e sektorit minerar, duke filluar me Kompleksin Trepça.

Nga ana tjetër pjesëmarrësit në takim kanë informuar se tashmë kanë nisur  përgatitjet për ristrukturimit të sektorit minerar. Ndërsa, zv.ministri dr.Techn Blerim Rexha, ka falënderuar pjesëmarrësit  për punën dhe angazhimin që po bëjnë në përgatitjet e ristrukturimit minerar.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin  Arsim Janova zv.ministër i Drejtësisë, Ferat Shala menaxher i Trepçës, përfaqësues të KPMM-së, AKP-së si dhe këshilltarë nga USAID.