MEM finalizon udhërrëfyesin për efiçiencë të energjisë
Prishtinë, 27 maj 2010 – Ministria e Energjisë dhe Minierave ka mbajtur takim dy ditor me përfaqësuesin e Sekretariatit e Komunitetit të Energjisë TKE Borko Raiqeviq. Takimi është fokusuar në finalizimin e udhërrëfyesit për efiçiencë të energjisë ( Road Map ), i cili përfshinë direktivat për efiçiencën energjetike gjatë përdorimit final dhe shërbimet energjetike, performancën energjetike të ndërtesave dhe etiketimi në pajisjeve elektrike shtëpiake.
Takimi u organizuar nga zyra për Integrime Evropiane dhe Divizioni për efiçiencë të energjisë dhe burimeve të ripërtrishme të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave.
Takimi dy ditor ka rezultuar me finalizimit të udhërrëfyesit, i cili tashmë është i gatshëm dhe me 5 Qershor do t’i dërgohet Sekretariatit të TKE –së me seli në Vjenë. Me këtë rast përfaqësuesi i TKE –së Raiqeviq ka vlerësuar punën e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave për punën dhe përkushtimin që ka treguar në hartimin e udhërrëfyesit.
Në takim pjesëmarrës ishin Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

