MEA ia dhuron Policisë së Kosovës një veturë të blinduar

 

Prishtinë, 20.10.2020 – Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Fatos Qerimi ia ka dorëzuar sot një veturë të blinduar Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës.

 

Në ceremonisë e dhurimit të veturës “Mercedes G”, Qerimi u shpreh i lumtur që në emër të MEA-s po ia dhuron Policisë së Kosovës këtë veturë, ndërsa uroi që kjo të përdorët vetëm për raste të mira.

 

Major Bekim Bislimi, shef i Njësisë Operative të Policisë në Mitrovicë, u shpreh i lumtur për pranimin e kësaj dhurate, i cili tha se angazhimi i tyre është i rëndësishëm dhe se kjo veturë do të ketë një rëndësi të madhe për kryerjen e detyrave operative.

 

Shefi i operativës së ROSU-së në Mitrovicë, Fatmir Balaj e njoftoi ekipin e MEA-s për rëndësinë dhe punën e palodhshme që kryen kjo njësi në ruajtjen e rendit në Republikën e Kosovës.