ME organizoi ngjarjen digjitale ““Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit””
Prishtinë, 21.06.2024 – Ministria e Ekonomisë (ME) ka organizuar ngjarjen digjitale ““Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit””, ku gjatë diskutimit janë shkëmbyer përvojat mes diskutuesve, duke e pasur për bazë Shërbimin Digjital të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shërbimi Digjital i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një njësi për teknologji e vendosur brenda Zyrës Ekzekutive të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, e cila ofron shërbime këshillimi për agjencitë federale mbi Teknologjinë e Informacionit.
Në takim kanë marrë pjesë Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, ish-administratori i parë i Shërbimit Digjital të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe ish-zëvendësshefi i Informacionit në SHBA, Mikey Dickerson, ish-ministrja e Administratës Publike, Transformimit Digjital dhe Mediave në Malit të Zi, Tamara Srzentic, përfaqësues të institucioneve publike, profesionistë të fushës së Teknologjisë Informative dhe Komunikuese të vendit.
Ministrja Rizvanolli u shpreh e lumtur për organizimin e këtij diskutimi dhe shtoi se, si qeveri, parimet tona kryesore janë qeverisja e mirë dhe transparenca, e këto e forcojnë qeverisjen tonë, e kjo arrihet përmes digjitalizimit si një mjet për të siguruar qasje të hapur dhe të barabartë për çdo qytetar.
Ajo pohoi se me digjitalizimin, i cili lidhet ngushtë me reformën dhe modernizimin e administratës publike, shërbimet elektronike që ne po krijojmë kanë në qendër qytetarin, ndërkohë që riorganizojnë proceset, reduktojnë burokracinë dhe ua lehtësojnë qytetarëve aksesin në shërbimet që u nevojiten.
“Ne po punojmë në vazhdimësi për digjitalizimin e disa prej shërbimeve kyçe dhe më të përdorura për qytetarët dhe bizneset tona, dhe deri më tani po tregojmë progres mbresëlënës. Ne kemi krijuar më shumë se 175 shërbime online përmes eKosova, mbi 300 gjithsej, ku përfshihen portalet tjera. Këto përfshijnë të gjitha fushat e shërbimeve”, tha Rizvanolli.
Ajo shtoi se rëndësia është dëshmuar edhe gjatë subvencionimet të qytetarëve me pajisje efiçiente, ku përmes platformës eKosova, qytetarët kanë pasur mundësi të aplikojnë, proceduar kanë qenë të lehta, të shpejta dhe transparente, gjë që ka ndikuar pozitivisht jo vetëm të aplikuesit, por edhe të stafi i Ministrisë që kanë qenë të angazhuar në këtë proces.
Ndërsa, Mikey Dickerson theksoi se ndryshimet janë çdoherë të mirëseardhura dhe një gjë e tillë arrihet duke filluar nga njerëzit dhe ka porositur se nëse doni të bëni programe të subvencionimit, mund ta bëni në një kohë paqësore, atëherë kur nuk ka kriza, prandaj mesazhi i tij ishte të mësoni mbi këto kriza dhe se si mund të përfitoni nga këto kriza për të mirë.
“Kur keni pasur krizë energjetike gjatë dimrit, ka qenë një problem real dhe e keni kuptuar që problemi është evident, pra kriza i fokuson njerëzit më mirë, sesa që kur dëshironi të bëni diçka kur nuk është krizë dhe gjithçka shkon mirë, nganjëherë gjërat bëhen edhe në disa situata të pa pritura”, tha Dickerson.
Dickerson vlerësoi që prioritetet nuk janë të njëjta dhe qëllimi kryesor i asaj çfarë dëshiron të thotë është se kur ndodhin gjëra të tilla, kur sjelljet adaptive normale janë të pa mundura për tu bërë, atëherë e kemi një mundësi të artë, pra kur vjen një krizë mund të bëhet reforma sipas nevojës që t’i qasemi kësaj krize ekzistente dhe ky është një moment i mirë për tu institucionalizuar reformat.
Kurse, Tamara Srzentic, e cila e moderoi sesionin e diskutimit, deklaroi se janë këtu për të shkëmbyer përvoja, “jo vetëm ju të mësoni nga ne, po edhe ne të mësojmë prej jush, sepse ju jeni njëra prej shoqërive më të qëndrueshme dhe duke bërë punë të mira ju si qeveri keni arritur këtu”.
Ajo pohoi se kriza çdoherë të jep një mundësi për t’u mobilizuar dhe mund të themi se shumë shpesh ka sfida dhe për këtë arsye udhëtimi iu saj ka qenë përmes shumë shteteve, ndërsa pohoi se ndërtimin e “Tech Park Prishtina” është një shembull i mirë se si mund të përfitoi komuniteti.
Duke theksuar se mund të mësojnë shumë nga njëri tjetri, ajo ka pohuar se misioni i saj është puna në shërbimet publike, të cilën e bënë me pasion dhe ka ndarë përvojën e saj të punës në “Obama Care” gjatë kohës sa President i SHBA-ve ishte Barack Obama.