Mbyllet thirrja për subvencionimin e sistemeve Diellore Fotovoltaike
Prishtinë, 01.10.2024 – Është mbyllur Thirrja Publike për mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), në investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum.
Për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në Sisteme të Energjisë së Ripërtërtishme – sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, në fazën e parë janë pranuar gjithsej 445 aplikime ku prej tyre janë shpallur 29 përfitues me vlerë financiare prej 45,750.00€. Pjesa tjetër e aplikuesve janë në proces të verifikimit.
Kurse për mbështetjen e NMVM-ve në investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme -sistemi fotovoltaik(FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, në fazën e parë të aplikimit janë pranuar gjithsej 67 aplikacione ku deri më tani janë shpallur 8 përfitues me vlerë financiare prej 44,200.00€. Pjesa tjetër e aplikuesve janë në proces të verifikimit.
Vlera e subvencionit për këtë thirrje për kapacitetet instaluese 3-9 kWp, ka qenë 250 €/kWp dhe deri në 2,000.00 €, për kapacitetet instaluese 10 kWp ose më shumë subvencionohet 200 €/kWp dhe deri në 6,000.00 €.
Ndërkaq, për bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një për qind (51%) vlera e subvencionit ka qenë 200 € shtesë në total, për biznes.
Thirrja është hapur me datë 06.02.2024 ku për fazën e parë afati i fundit për aplikim ka qenë deri më datën 30 shtator 2024 kurse për fazën e dytë vazhdon të jetë e hapur deri më datë 30 nëntor 2024.
Vëmendje: në fazën e dytë mund të aplikojnë vetëm ata të cilët kanë aplikuar në fazën e parë.