Mbledhësit informal të inkuadrohen në sistemin e menaxhimit të mbeturinave

Prishtinë, 03.06. 2015 – Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj – Gashi, ka marrë pjesë sot në konferencën metemën “Grumbullimi informal i mbeturinave në Kosovë”, të organizuar nga ECMI nëtë cilën u diskutua për sfidat dhe mundësitë për trajtimin e këtij problemi.

Të pranishëm në këtë konferencë ishinedhe zv/ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj-Beqaj,përfaqësuesja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Sirje Poder drejtoriekzekutiv i ECMI Kosovo, Adrian Zeqiri e zyrtarë tjerë.

Zv.ministrja Zogaj-Gashi duke folur përkëtë problematikë tha se përkundër rritjes së konsiderueshme ekonomike, niveli papunësisëtek komunitetet rome, ashkali dhe egjiptas është shumë i lartë dhe kjo i shtyndisa nga ta që të merren edhe me mbledhjen e mbeturinave në mënyrë informale.

“Inkasimi i dobët, deponitë e egra janënjë nga problemet që përballen këto kompani, mirëpo kjo nuk do të thotë se nukmund të ketë zgjidhje për këto probleme dhe një gjë e tillë mund të bëhet në mënyratë ndryshme si; prej inkuadrimit të mbledhësve informalë në sistemin e përgjithshëmtë menaxhimit të mbeturinave, krijimit të ndonjë forme të bashkëpunimit mes ndërmarrjevepublike dhe mbledhësve informal dhe implementimit më të mirë të ligjit përmbeturina nga ana e komunave”, theksoi Zogaj – Gashi.

Ajo shprehu gatishmërinë e MZHE-së për bashkëpunim dhe koordinim me ECMI-në nëkëtë fushë drejt integrimit të këtij sektori informal në atë formal me qëllim tëmenaxhimit sa më të mirë të mbeturinave.

Ndërsa, Zv/ministrja e Punës dheMirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj-Beqaj tha se kjo Ministri i kushton rëndësi të veçantë tematikës së punësimit të grupeve dhe personave në nevojë të veçantë.

Sipas saj, grupet në nevojë përfshijnështresa të ndryshme të shoqërisë që vijnë nga të gjitha komunitetet, por disanga komunitetet me papunësinë më të lartë dhe mirëqenie më të ulët janëkomunitetet rome, ashkali dhe egjiptian, dhe këtë e reflektojnë edhestatistikat dhe studimet zyrtare.