Mbahet takimi për zhvillimin e sektorit të gazit në Kosovë

 

Prishtinë, 31.01.2020 – Një delegacion i përbashkët nga Millennium Challenge Corporation (MCC), U.S. Army Corps of Engineers (USACE), Black and Veatch (B&V), si dhe përfaqësues të Kosovo Compact Development kanë vizituar sot Ministrinë e Zhvillimit Ekomomik (MZHE), ku janë pritur nga Udhëheqësi i Departamentit të Energjisë në MZHE, z. Luan Morina me bashkëpunëtorë, me qellim të koordinimit të aktiviteteve për zhvillim të sektorit të gazit në Kosovë.

 

Z. Morina e vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe përkushtimin e Qeverisë amerikane, ku përmes përfaqësimit institucional dhe programor, në vijimësi ka mbështetur zhvillimin e sektorit të energjisë në Republikën e Kosovës.

 

Në takim, palët u njoftuan për zhvillimin e përgjithshëm të sektorit të energjisë, si në aspektin legjislativ, strategjik dhe programor, me theks të veçantë zhvillimin e sektorit të gazit në Kosovë.

 

Gjithashtu, u diskutua edhe për aktivitetin e fundit të karakterit studimor – studimi i parafizibilitetit, i mbështetur nga MCC dhe Kosovo Compacat Energy Sector, ku sipas Termat e Referencës të përgatitura paraprakisht, do të realizohen nga US Army Core of Engineers (USACE) në bashkëpunim me Black & Veatch (B&V), Abkons, Navita, e të tjerë.

 

Në vijim, palët u pajtuan që edhe me tutje të këtë takime të rregullta në funksion të koordinimit të aktiviteteve, deri në finalizim të këtij procesi, i cili do të duhet të rezultojë me krijimin e parakushteve për implementimin e infrastrukturës së gazit në Republikën e Kosovës.