Mbahet Konferenca e VI Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencat
Mitrovicë, 10.10.2024 – Ka filluar punimet Konferenca e VI Ndërkombëtare Multidisiplinare e Gjeoshkencës me temë “Industria minerare dhe zhvillimi i qëndrueshëm”.
Konferenca dyditore, e cila po mbahet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, organizohet nga Ministria e Ekonomisë (ME), Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
Në hapje të punimeve të Konferencës, drejtori i Departamentit të Minierave në Ministrinë e Ekonomisë, Skender Sallahi përshëndeti punimet e Konferencës dhe theksoi rëndësinë dhe potencialin që ka industria minerare në zhvillimin e Kosovës.
Ndryshe, pjesëmarrës në Konferencë janë studiues nga Kosova, shtetet e rajonit, vendet e Bashkimit Evropian, SHBA-ja dhe Turqia.
Gjatë ditës së parë të Konferencës janë paraqitur me kumtesa studiues të fushës së gjeoshkencave, kurse në ditën e dytë, pjesëmarrësit do të vizitojnë vende të ndryshme të Kosovës, që lidhën me fushën e minierave dhe mineraleve.