Lluka viziton Prekazin në prag të Festës së Flamurit

Prishtinë, 26.11.2018 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në prag të Festës së Flamurit ka vizituar Prekazin, duke vendosur lule për secilin prej 59 Jasharëve.

“Sot vendosa nga një lule për secilin prej 59 Jasharëve që pushon i qetë në Prekazin e bacës Adem!
Për festën e flamurit dhe për ditëlindjen e heroit kombëtar Adem Jashari, sot, kabinetet qeveritare të dy vendeve, vizituan Prekazin e bukur.
Gjithmonë Prekazi më sjellë emocione të forta.
Lavdi dëshmorëve të rënë për liri” është shprehur Ministri Lluka.

Kjo vizitë erdhi pas mbledhjes së dy Qeverive, e cila u mbajtë sot në qytetin e Pejës.