Lluka priti Ambasadorin e ri të Pakistanit jo-rezident në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qaz

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot në një takim Ambasadorin e ri të Pakistanit jo-rezident në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi, me të cilin diskutuan potencialet e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Pakistani ka 207 milionë banorë dhe është lider në botë në fushën e tekstilit, ku kompanitë e tyre mund ta shfrytëzojnë Kosovën për të targetuar tregun e Bashkimit Evropian kurse kompanitë tona, mund të gjejnë treg interesant në fushën e shërbimeve dhe prodhimeve në sektorin e energjisë së ripërtrishme, në veçanti asaj solare.

Ministri Lluka dhe diplomati pakistanez kanë vlerësuar që të dyja vendet kanë mjaft fusha bashkëpunimi me interes të përbashkët, duke konstatuar vullnetin për avancimin e këtij bashkëpunimi bilateral.