Lluka ndan mirënjohje për kontributdhënësit në sektorin minerar

 

Prishtinë, 18.12.2019 – Për t’i nderuar për kontributin e dhënë në sektorin minerar, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shpërndarë mirënjohje për personalitete të këtij sektori që kanë kontribuar si në sferën akademike, ashtu edhe në atë sektoriale.

 

Gjatë fjalimit të ceremonisë së shpërndarjeve të mirënjohjeve, ministri Lluka, falënderoi pjesëmarrësit dhe tha se kontributi i tyre ka qenë faktor për zhvillim të vendit.

 

“Dua të shfrytëzoj rastin që të ju falënderoj dhe të ju tregoj që ju jam mirënjohës për kontributin tuaj të dhënë për sektorin minerar ndër vite. Ju, me kontributin tuaj, qoftë akademik apo ekonomik, keni avancuar edhe më tutje këtë sektor”, tha ministri Lluka.

 

Ministri Lluka gjithashtu dha mirënjohje për ish-drejtorët e përgjithshëm të kombinatit Trepça të cilët vepruan në formën më të mire të mundur duke kuptuar kushtet e vështira që kishin.

 

Gjatë këtij takimi, u përkujtuan dhe u ndanë mirënjohje edhe për kontributdhënësit të cilët nuk janë më me ne.

 

“Përmes këtyre mirënjohjeve, dua që emri i juaj dhe i atyre që nuk janë në mesin tone, të mbetet pjesë e historisë së sektorit minerar, për kontributin e dhënë gjatë viteve të 70ta, 80ta dhe 90ta, pa përjashtuar periudhën e pas luftës.” tha Lluka gjatë takimit me të pranishmit.

 

Kjo është lista e personave të cilëve u është dhënë mirënjohja për kontributin në sektorin minerar:

 

1.Luljeta Pula Beqiri

 

2.Ekrem Beqiri

 

3.Minir Dushi

 

4.Veli Deva

 

5.Xhelal Orana

 

6.Reshat Abrashi

 

7.Jakup Nushi

 

8.Nuhi Preteni

 

9.Aziz Abrashi

 

10.Burhan Kavaja

 

11.Ibush Jonuzi

 

12.Vahdet Pruthi

 

13.Hashim Këpuska

 

14.Shyqeri Kelemendi

 

15.Sefedin Kastrati

 

16.Bajram Shabani

 

17.Dukaxhin Shala

 

18.Hamid Nuredini

 

19.Shaip Latifi

 

20.Shkelzen Domi

 

21.Nazmi Mikolovci

 

22.Avni Dushi

 

23.Fatmir Rizvanolli

 

24.Engjull Mazreku

 

25.Unberto Bytyqi

 

26.Naip Zeka

 

27.Shefki Isufi

 

28.Jusuf Vula