Lluka e Pacolli takohen me homologët japonezë, Seko dhe Kono

Prishtinë, 01.03.2018 – Ministri i Zhvillimit Ekononik, së bashku me Zv. Kryeministrin e Parë, Behgjet Pacolli, po qëndron në Tokio të Japonisë ku ka zhvilluar në sërë takime të rëndësishme, me përfaqësues të Qeverisë japoneze, institucioneve financiare dhe bizneseve.

Fillimisht Ministri Lluka dhe Zv.Kryeministri Pacolli është takuar me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko, kurse më pas ishim të ftuar në darkë pune nga Ministri i Punëve të Jashtme, Taro Kono me të cilin biseduan për  projekte të ndryshme që mund të financohen nga JICA përmes kombinimeve të granteve dhe kredive të buta, me fokus në sektorin e ujërave, energjisë, edukimit dhe sektorit privat.

Ministri Kono nga ana e tij, premtoi që këtë vit do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë për të marrë informata rreth projekteve që do t’i financoj JICA.

Ndryshe, Japonia ka dhënë rreth gjysmë miliard euro donacion që nga paslufta dhe konsiderohet si një ndër donatorët kryesor në Kosovë.