Kryeministri Kurti e ministrja Rizvanolli vizituan KRU “Prishtinën” dhe ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”

Prishtinë, 20.12.2024- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, kanë vizituar Kompaninë Rajonale Ndërmarrjen Publike “Ibër-Lepencit”.

Gjatë vizitës që u zhvillua në ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”, kryeministri vlerësoi arritjet e saj dhe nënvizoi rëndësinë që ka kjo ndërmarrje për zhvillimin e vendit.

Kryeministri Kurti gjithashtu u shpreh mirënjohës dhe falënderoi menaxhmentin dhe punëtorët për përkushtimin dhe punën për të mënjanuar dhe tejkaluar dëmet e shkaktuara nga sulmi terrorist i 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ndërkaq, ministrja Rizvanolli foli për dëmet që mund të shkaktoheshin si pasojë e shpërthimit në kanali e “Ibër-Lepencit”. Ajo tha se dëmi i synuar ishte rreth 2.5 milionë euro e me pasoja në import të energjisë elektrike, furnizim me ujë e me ngrohje.

“Dëmi i synuar që do të ndodhte sikur të arrihej ndërprerja e furnizimit siç ka qenë e planifikuar do të ishte rreth 2.5 milionë euro vetëm në import të energjisë elektrike, e të mos flasim për paralizimin e aktivitetit ekonomik, të ngrohjes për qytetarët, furnizimit me ujë e shumë shërbime të tjera”, tha ajo.

Ndërsa, kryeshefi i Ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka deklaroi se janë duke e realizuar projektin e riparimit të kanalit, i cili pritet të përfundoj në 2025.

“Dëmi, riparimi dhe renovimi do të na kushtojë diku rreth 400 mijë euro, por kjo do të bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore, me të cilët edhe jemi duke e realizuar projektin e riparimit të kanalit të ‘Ibër-Lepencit’, i cili pritet të përfundojë më 30 qershor të vitit të ardhshëm”, tha Mujka.

KRU Ibër-Lepenci, ka performuar me fitim prej 379 mijë euro në vitin 2022, e me mbi 631 mijë euro në vitin 2023, si dhe për vitin 2024, ndërmarrja pritet të tejkaloj 1.6 milionë euro fitim financiar dhe mbi 6 milionë euro fitim operativ. Të gjitha këto pas humbjeve financiare për shtatë vite, të cilat kanë arritur deri në -4.39 milionë euro në vit.