KQP aprovoi dokumentet finale të transaksionit të KKDFE, nënshkrimi i kontratës ditën e mërkurë

Prishtinë, 16.10.2012 – Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Kompanisë Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KKDFE) në mbledhjen e sotme ka aprovuar  dokumentet finale të transaksionit për privatizimin e KKDFE.

KQP ka aprovuar dokumentet:  Marrëveshja për Shitblerje të Aksioneve;  Marrëveshja për Furnizim me Energji Elektrike; Marrëveshja për Importe; Marrëveshja për Implementim; Marrëveshja për Transfer; Marrëveshja për Shërbime të Përbashkëta;  Marrëveshja për Inkasimin e Borxheve të Vjetra; Letra e Shpalosjes së Informatave dhe Letra për konfirmim të heqjes dorë.

Me vendimin mbi aprovimin e dokumenteve finale të projektit ato janë të gatshme për nënshkrim me  konzorciumin Çalik-Limak si ofertuesi i preferuar në procesin e privatizimit të Kompanisë Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike.

KQP ka vendosur që Marrëveshjen për shitblerjen e Aksioneve, Marrëveshjen për Implementim dhe Letrën për Shpalosje të Informatave në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’i nënshkruaj kryesuesi i KQP, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, ndërsa marrëveshjet tjera që kanë të bëjnë me KEK dhe KEDS përfaqësuesit e autorizuar të këtyre kompanive.

Paraprakisht KQP ka marr opinionin e këshilltarit të transaksionit IFC për plotësimin e kushteve ligjore dhe procedurale, bazuar në opinionin e këshilltarit të pavarur të USAID, Deloitte si dhe në vendimin e Bordit të Drejtorëve të KEK dhe KKDFE të datës 15 tetor 2012.

Marrëveshja do të nënshkruhet me datën 17 tetor 2012 në ora 11:00.