Kosova po ndërton një të ardhme më të qëndrueshme: Rishikimi i katërt nga FMN për energjinë, ekonominë dhe zhvillimin e qëndrueshëm
Prishtinë, 23 maj 2025 – Kosova ka arritur një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe qëndrueshmërisë, duke përmbyllur me sukses rishikimin e katërt nën Marrëveshjen Stand-By (SBA) dhe Marrëveshjen për Qëndrueshmëri dhe Resiliencë (RSF) me mbështetje të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ky rishikim ka theksuar përparimet e bëra në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme, rritjen ekonomike dhe uljen e inflacionit, duke e pozicionuar Kosovën në një drejtim pozitiv për të ardhmen.
Një ndër përparimet e theksuara është potencuar rritja dhe avancimi në sektorin e Energjinë Elektrike ku Kosova ka bërë hapa të dukshëm drejt një sistemi energjetik më të qëndrueshëm, duke rritur prodhimin e energjisë së ripërtëritshme dhe duke diversifikuar burimet e energjisë.
Avacnimin, Kosova e ka bërë në realizimin e objektivave strategjikë, përfshirë rritjen e energjisë së ripërtëritshme, përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në sektorin e energjisë si në;
✅ Fillimin e ankandit për ndërtimin e parkut të erës: rritë kapacitetet vendore të BRE-ve
✅ Ligjin e ri për promovimin e burimeve të ripërtërishme: lehtëson investimet private në sektorin e energjisë
✅ Përkrahjen e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me 86 milionë euro: renovohen 400 ndërtesa publike
✅ Funksionalizimin e tregut të përbashkët të energjisë me Shqipërinë (ALPEX): forcon integrimin energjetik rajonal si dhe,
✅ Parapërgatitjen për mekanizmin evropian për karbonin (CBAM): përafrim me politikat e Bashkimit Evropian
Kjo ka kontribuar në një furnizim më të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji elektrike për qytetarët dhe bizneset, duke e bërë vendin më pak të varur nga burimet tradicionale të energjisë dhe duke zvogëluar ndikimin në mjedis. Po ashtu, bashkëpunimi rajonal në fushën e energjisë është forcuar, duke mundësuar shkëmbimin e energjisë dhe burimeve të tjera të rinovueshme.
Lexo më shumë në: https://www.imf.org/en/Publications/CR/Issues/2025/05/21/Republic-of-Kosovo-Fourth-Reviews-Under-the-Stand-By-Arrangement-and-the-Arrangement-Under-567057