Kosova e interesuar për zgjerim të bashkëpunimit ekonomik me Malajzinë

Prishtinë, 25.04.2013 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka pranuar sot në takim përfaqësuesit e Odes Ekonomike të Malajzisë me të cilët ka biseduar lidhur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve në lëmin e ekonomisë.

Me ketë rast ministri Beqaj e ka informuar delegacionin nga Malajzia me përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndryshime strukturore në ekonominë e vendit dhe lidhur me projektet aktuale të cilat i udhëheq Ministria e Zhvillimit Ekonomik në lëmin e energjisë, minierave dhe telekomunikacionit.

Ministri Beqaj theksoi interesin e ekonomisë për thellimin e bashkëpunimit me bizneset nga Malajzia duke theksuar gatishmërinë që tu përgjigjen të gjitha iniciativave për bashkëpunim ne mes të komunitetit të biznesit dhe institucioneve të dy vendeve.