Kosova dhe Korea e Jugut nënshkruan memorandum bashkëpunimi në lëmin e turizimit

Prishtinë, 22.02.2013 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka nënshkruar sot në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul  memorandumin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Organizatës së Turizmit të Koresë së Jugut.

Me këtë rast nënshkruesit e Memorandumit, Beqaj dhe nënpresidenti i Organizatës së Turizmit të Koresë, Kang Ki Houng kanë theksuar përkushtimin e të dy vendeve për bashkëpunim në lëmin e turizmit.

Sipas ministrit Beqaj, Kosova është e interesuar që turistët koreanë të vizitojnë Kosovën si destinacion të tyre turistik gjatë vizitave në Europen Jug Lindore.