Kosova akoma një treg atraktiv për ndërmarrjet sllovene të fushës së derivateve të naftës
Gjatë takimit u theksua se PETROL, ndërmarrja më e madhe sllovene, është një ndërmarrje e mirëseardhur në Kosovë me punën dhe dinamizmin e saj.
Orientimet strategjike kryesore të PETROL-it në Kosovë është të rrisë kualitetin dhe profitin, rritja e mirëqenies së punëtorëve si dhe të kontribuoj në rritjen e qëndrueshme ekonomike. Derivatet e naftës, energjia, gazi dhe ambienti përfaqësojnë fokuset fundamentale të firmës sllovene. Petrol nuk është thjeshtë një kompani e rëndomtë që merret me derivatet e naftës por një kompani e cila ofron shërbimet të ndryshme në vende të ndryshme.
Petrol është ndërmarrja më e fuqishme e Sllovenisë në fushën e energjisë, është kontribuuesi më i madh në buxhetin e shtetit si dhe eksportuesi më i madh në vend. Gjithashtu është një ndër kompanitë më modern e cila prinë me punësim po ashtu. Petrol përmban në vete 32 kompani të cilat operojnë në 10 shtetet të ndryshme si në Austri, Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Malin e Zi dhe Kosovë.

