Konsultime Publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031 në Komunën e Gjakovës
Prishtinë, 23.06.2022 – Me qëllim prezantimin e Strategjisë së Energjisë 2022-203, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me bashkëpunëtorë nesër do të mbajë konsultime publike me qytetarët e Komunës së Gjakovës.
Konsultimet do të mbahen në Komunën e Gjakovës ku qytetarët e kësaj komune fillimisht do të njihen me objektivat, qëllimin dhe planet e strategjisë më pas do të kenë mundësi të diskutojnë me ministren dhe bashkëpunëtorët e saj për të dhënë komentet dhe kontributin e tyre.
Ministrja Rizvanolli, fton të gjithë qytetarët, profesionistët dhe përfaqësuesit e asamblesë komunale të Gjakovës për të diskutuar dhe për të dhënë kontributin e tyre rreth Strategjisë së Energjisë 2022-2031.
Takimi mbahet në:
Vendi: Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, salla e Kuvendit Komunal
Data: 24.06.2022
Ora: 12.00 – 13.30