Komunat e Kosovës përfitojnë 37 kamionë për mbledhje të mbeturinave
Prishtinë, 22.06.2022 – Ministrja e Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, Ambasadorin Gjerman në Kosovë, Joern Rohde, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Kryetarë e përfaqësues të 28 Komunave, kanë pranuar 37 kamionët për komunat të cilat kanë treguar performancë më të mirë në menaxhimin e mbeturinave përmes:
– Përmirësimit të ofrimit të shërbimeve;
– Rritjes së qëndrueshmërisë financiare; si dhe
– Eliminimit të rreth 1000 deponive ilegale të cilat përbëjnë rrezik për mjedisin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Këta kamionë të bashkë-financuar nga MMPHI, Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, konkretizojnë fokusin e angazhimit në sektor të menaxhimit të mbeturinave, si dhe do të ndihmojnë jashtëzakonisht në shërbimit dhe mbledhjes së mbeturinave.
Qeveria e Republikës së Kosovës synon të ketë rritje të zhvillimit ekonomik, e që rrjedhimisht pritet të sofistikoj mjetet dhe metodën e mbledhjes së mbeturinave prandaj përgatitja në menaxhimin e tyre është shumë e rëndësishme.
Në këtë kontekst, kompanitë e menaxhimit të mbeturinave luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin social dhe ekonomik dhe rrjedhimisht në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë.