KFW vazhdon mbështetjen në projektet që avancojnë ekonominë e Kosovës

Prishtinë, 06.03.2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur në takim  drejtoreshën e KFW për rajon Esther Gravenkoetter me të cilën ka diskutuar projektet aktuale në fushën e energjisë, dhe ujërave.

Me këtë rast është diskutuar  projekti aktual i ko-gjenerimit, projektet e transmisionit si ai i  përmirësimit të rrjetit  dhe sistemit të  transmisionit.

Në takim gjithashtu është diskutuar për kreditë që KFW i ka ofruar bankave komerciale për të mundësuar aplikimin sa më të madh në fushën e efiçencës së energjisë.

Po ashtu temë e takimit ishte edhe implementimi i masave të Efiçiencës së Energjisë  si standard të cilin Kosova synon ta arrijë.

Ndërsa, sa i përket sektorit të ujërave u diskutuan projektet e trajtimit të  ujërave të zeza, ujit të pijshëm, dhe rehabilitimit të rrjeteve ekzistuese në komunat siç janë Prishtina, Prizreni Gjakova Peja.

Ndryshe të dyja palët janë dakorduar për të zgjeruar bashkëpunimin në projekte të cilat kanë rëndësi dhe ndikim në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Ministri Ismajli ka falënderuar drejtuesen e KFW-së për mbështetjen që po i ofron Kosovës.