KD aprovon draft dokumentet e projektit “Kosova e Re”

Prishtinë, 01.02.2013 – Komiteti Drejtues i Projektit TC “Kosova e Re” sot shqyrtoi ecuritë në lidhje me përgatitjen e Kërkesës për Propozime dhe strukturën e Transaksionit TC “Kosova e Re”, pas heqjes së termocentralit “Kosova B” nga projekti i TC “Kosova e Re”.

Në takim u diskutuan çështjet e ndërlidhura me transaksionin dhe çështje tjera të hapura e të cilat pritet të finalizohen ndërkohë.

Komiteti Drejtues i Projektit TC “Kosova e Re” aprovoi draft dokumentet e projektit dhe mori vendim për hapjen e periudhës katër javore për komentimin e Kërkesës për Propozime dhe draft Marrëveshjet e Projektit nga palët e përfshira në proces me qëllim të pasurimit të dokumenteve në fjalë.

Komiteti Drejtues i Projektit është i përkushtuar për finalizimin e dokumentacionit të Transaksionit dhe publikimit të Kërkesës për Propozime dhe draft Marrëveshjeve të Projektit deri në fund të muajit mars 2013.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues ishin të pranishëm edhe vëzhguesit dhe palët tjera të përfshira në proces (Banka Botërore, Banka Evropiane për  Rindërtim dhe Zhvillim, USAID, Zyra e Unionit Evropian në Kosovë, KfW, USAID, KEK dhe KOSTT).