Katër konsorcioume të interesuara për ndërtimin e TC “Kosova e Re”

Prishtinë, 05 Mars 2010 – Ministrja e Energjisë dhe Minierave me kënaqësi iu njofton se janë pranuar shprehje të interesit nga një numër i konsiderueshëm i kompanive, si përgjigje ndaj kërkesës për shprehje të interesit për projektin e termocentralit Kosova e Re.

Projekti Kosova e Re ka pranuar shprehje të interesit nga 6 konsorciume, përfshirë këtu kompani nga 10 shtete të ndryshme.  Dokumenti i para-kualifikimit iu mundëson këshilltarëve të transaksionit të zgjedhin aplikantët që janë ofertues të kualifikuar për të vazhduar në fazën e ardhshme të projektit.  Për t’u konsideruar të kualifikuar, kompania ose konsorciumi duhet të përmbush kriteret e para-kualifikimit.  Kriteret e para-kualifikimit janë përgatitur për të siguruar që kandidatët potencial përmbushin minimumet e përcaktuara financiare, teknike, operacionale si dhe kriteret për zhvillimin e minierave dhe termocentraleve.

Shprehjet e interesit ishin të kualitetit të lartë duke demonstruar kështu nivelin serioz të interesimit në projektin Kosova e Re.  Këshilltarët e transaksionit kanë bërë vlerësimin e secilës shprehje të interesit në krahasim me kriteret e para-kualifikimit dhe kanë prezentuar analizat dhe kanë bërë prezentimin e analizave dhe rekomandimet e tyre për krijimin e listës së ngushtë pranë komitetit drejtues të projektit.

Komiteti drejtues i projektit ka vendosur që nga 6 aplikuesit, 4 prej tyre kanë dorëzuar shprehje të interesit të cilat i përmbushin kriteret e para-kualifikimit, dhe ka zgjedhur këta aplikues si ofertues të listës së ngushtë. 

Katër ofertuesit janë, në renditje alfabetike:

•    Konsorciumi Adani Power / PT Adani Global nga India dhe Indonesia
•    Konsorciumi AES Electric Ltd / Demir Export A.S. nga SHBA dhe Turqia
•    Park Holding nga Turqia
•    Konsorciumi PPC / ContourGlobal LLP nga Greqia dhe Britania e madhe / SHBA

Së shpejti këshilltarët e transaksionit do të komunikojnë me të gjithë aplikuesit për të shprehur falenderimet e KDP-së për pranimin e shprehjeve të interesit.  KDP do të ftoj secilin ofertues të kualifikuar në diskutime preliminare rreth projektit dhe do t’iu ofroj ofertuesve detaje shtesë rreth procesit të planifikuar dhe afateve kohore për fazat e ardhshme të projektit.

Ministrja dhe Komiteti drejtues i projektit janë të kënaqur me nivelin e interesimit të treguar për projektin dhe mirëpresin procesin konkurrues në vazhdim të projektit.
 
Shtojcë: Përmbledhje informative mbi ofertuesit e kualifikuar


Adani Power Limited / P.T Adani Global

•    Konglomerat nga India/Singapori, e mbështetur nga Adani Enterprises Limited, biznes me qarkullim prej 4.2 bilion euro dhe asete të përgjithshme prej rreth 3 bilion euro
•    Historiat të suksesshëm në arranzhimin e financimit dhe zhvillimin e termocentraleve të mëdha dhe projekteve të minierave (për shembull termocentrali Tiroda)
•    Programi i vazhdueshëm i zhvillimit përfshin zhvillimin nëpër faza të termocentralit Mundra me kapacitet prej 4620 megavatë në Gujarat dhe minierën Parsa Kente që ka kapacitet maksimal prej 20 tonë në vit.
•    Menaxhment të lartë me shumë vite përvojë në kompanitë e termocentraleve dhe minierave në Indi
•    Do të bashkëpunojë me SEPCO III nga Kina për inxhinieri, prokurim, kontraktim dhe operacione – SEPCO III ka në operacion kapacitete prej mbi 16,000 megavatë të instaluara dhe ka fituar çmimin Luban 5 herë për projekt të kualitetit të lartë
•    Faqet e internetit:  www.adanigroup.com, www.adanipower.com, www.sepco3.com


AES Electric Power / Demir Export A.S.

•    Konsorcium nga SHBA / Turqia me qarkullim prej mbi 11 bilion euro dhe asete të përgjithshme prej mbi 25 bilion euro
•    Konsorciumi udhëhiqet dhe mbështetet nga ofertuesi i mëparshëm i kualifikuar AES Corp, zhvilluesi më i madh i prodhuesve të pavarur të energjisë në botë
•    Historiat të suksesshëm në arranzhimin e financimit (mbi 14 bilion euro) dhe zhvillimin e termocentraleve dhe projekteve të minierave (për shembull termocentrali Maritsa lindore 1)
•    Programi i vazhdueshëm i zhvillimit të termocentraleve dhe minierave, përfshirë termocentralin Angamos në Kili me kapacitet 518 megavatë
•    Menaxhment të lartë me shumë vite përvojë në projekte me prodhues të pavarur ndërkombëtar të energjisë dhe miniera
•    Ka operuar kapacitete prej mbi 30,000 megavatë përgjatë viteve, operacionet momentale përfshijnë minierën e linjitit Kangal në Turqi dhe termocentralin Puerto Rico në SHBA
•    Faqet e internetit: www.aes.com, www.koc.com.tr


Park Holding A.S.

•    Konglomerat turk me qarkullim mbi 350 milion euro dhe asete të përgjithshme mbi 1 bilion euro
•    Historiat të suksesshëm në arranzhimin e financimit dhe zhvillimin e termocentraleve dhe projekteve të minierave
•    Programi i vazhdueshëm i zhvillimit përfshin minierën e linjitit Collolar që ka kapacitet maksimal prej 17 tonë për vit
•    Përvojë në zhvillimin dhe operimin e projekteve të integruara të termocentraleve/minierave siq është Cayirhan (620 megavatë dhe 5 tonë linjit në vit) në Turqi
•    Menaxhment të lartë me shumë vite përvojë në kompanitë turke të termocentraleve dhe minierave
•    Faqja e internetit: www.cinergroup.com.tr


PPC / ContourGlobal LLP

•    Konsorciumi nga Greqia / SHBA me qarkullim prej mbi 5 bilion euro dhe asete mbi 14 bilion euro
•    Ofertues i mëparshëm i kualifikuar
•    Historiat të suksesshëm në arranzhimin e financimit dhe zhvillimin e termocentraleve dhe projekteve të minierave, përfshirë termocentralin Sochagota në Kolumbi dhe minierën Kardia në Greqi me kapacitet prej 12.4 tonë linjit në vit.
•    Ka fituar çmimin “Marrëveshja e vitit” nga revista Euromoney Project Finance për termocentralin e tyre në Togo, Afrikë perëndimore
•    Programi i vazhdueshëm i zhvillimit përfshin termocentralin Aliveri në Greqi
•    Menaxhment të lartë me shumë vite përvojë në projekte me prodhues të pavarur ndërkombëtar të energjisë dhe miniera
•    Ka në operacion miniera që prodhojnë mbi 50 tonë linjit në vit dhe termocentrale me kapacitete mbi 6000 megavatë, përfshirë asete në Greqi dhe Boyaca në Kolumbi
•    Faqet e internetit: www.die.gr, www.contourglobal.com