Japonezët rikonfirmojnë mbeshtetjen në trajtimin e ujërave të zeza

Prishtinë –  07.03. 2018 – Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Xhavit Zariqi, ka pritur sot një delegacion japonez nga  Ministria e Tokës Infrastrukturës Transportit dhe Turizmit në Japoni kryesuar nga  Hiroyuki Tokutake.

Me këtë rast Tokutake ka ripërsëritur  mbështetjen që Japonia u jep shteteve të Ballkanit në sektorin e trajtimit të ujërave të zeza, ku ka  premtuar implementim të projekteve të reja në Kosovë.

Poashtu, delegacioni ka diskutuar për gjendjen e ujit në Kosovë ku edhe janë njoftuar me problemet dhe sfidat në sistemin e kanalizimit dhe ujesjellsit në vend, përfshirë projektet e  realizuara më herët.

Me këtë  rast zëvendësministri Zariqi, ka falënderuar përfaqësuesit japonezë për përkrahjen që  ky shtet i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi në trajtimin e ujërave të zeza.

Ndryshe, në  takim u diskutua edhe trajtimi i ujerave të zeza në qytetin e Gjilanit, Ferizajt dhe Mitrovicës.