Italianët e interesuar për investime në Kosovë
Prishtinë, 31.05. 2012 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj ka pritur një delegacion me biznesmenë nga Italia, të cilët i ka informuar me zhvillimet ekonomike në vend dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria për përmirësimin e mjedisit biznesor.
Ministri Beqaj para investitorëve italianë është shprehur se Italia është një partner i natyrshëm i Republikës së Kosovës, e veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
“Kosova qëndron në pozitë të avancuar sa i përket legjislacionit në fushën e investimeve krahasuar me vendet rajonit”, ka thënë Beqaj, ndërsa ka shpalosur projektet aktuale të cilat janë në zhvillim e sipër.
Nga ana tyre investitorët italianë kanë shfaqur interesin e tyre për investime në burimet e ripërtërishme të energjisë, miniera dhe industrinë ushqimore me ç’rast ministri u ka shpjeguar procedurat e investimeve në këto fusha.
“Kosova ka një pozitë të favorshme në aspektin gjeografik dhe së fundi ka shënuar zhvillim në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës fizike, e cila është parakusht për fuqizimin e sektorit privat në vend”, ka thënë ministri Beqaj.
Kreu i MZHE-së po ashtu i ka informuar afaristët italianë për mundësitë e mira për investime në sektorët e minierave dhe turizmit.
Ndryshe, takimi është organizuar me iniciativën e Odës Ekonomike Italo-kosovare

